Ish-kryetari i Dardanës, Qëndron Kastrati, ka reaguar ndaj kryetarit aktual të komunës Kadri Rahimajt, i cili ka denoncuar sot një rast për mashtrim me një tender në kohën kur Kastrati ishte kryetar i komunës. Kastrati pretendimet e Rahimajt i ka quajtur shpifje dhe manipulime të papranueshme, pasi sipas tij në lidhje me këtë tender, stafi i komunës ra viktimë e mashtrimit nga ana e një ndërmarrësi i cili kishte premtuar dorëzimin e mallit, por nuk e kishte bërë duke u thirrur në çrregullimet e tregut të furnizimeve si pasojë e pandemisë. “Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe dashakëqija të cilat eksploatojnë një fatkeqësi për përfitime politike. Qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes nuk e kompenzon përndjekja, damkosja dhe marrja e meritave për një rast që qëllimin e vetëm e ka pasur të mirën publike”, ka shkruar Qëndron Kastrati në reagimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …