Qerim Kelmendi: Motra e vëllezër të Shqipërisë londineze!

 


Ka kohë që e përsërisë, dhe shpesh kam menduar se duke e përsëritur një të vërtet të hidhur për Ne, mos jam bërë edhe monoton (bajat) tek qytetarët e Shqipërisë, pastaj edhe tek shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në viset tjera?
Ajo, çfarë duhet të them tani, dhe që, më besoni kur e them nuk ndjehem i lumtur dhe nuk më ngjallë asgjë të mirë në shpirt, sepse një lajm i keq, në çfarëdo pjese të Kombit tim, pavarësisht natyrën e tij, është njëkohësisht edhe një përjetim dhe një dhembje e madhe edhe për Mua.
Megjithatë, ka ardhur koha që ti vëmë gishtin kokës, dhe të mendojmë, por edhe të analizojmë, si erdhi puna deri këtu, dhe a thua vërtet Serbia paska pas qenë aq e zonja, sa në krye të ndryshimeve të mëdha, që ndodhën në fillim të viteve 90-ta, na i solli njerëzit e vet!?.
Sot për dikë, e shumë vite për Mua, dhe për shume shokë si puna ime, që kemi qenë anëtarë të ilegales shqiptare, ka qenë e ditur dhe ka qenë e njohur se Sali Berisha është një njeri i dyshimtë. Pse është i këtillë kemi mundur ta mësojmë dhe ta përjetojmë edhe fizikisht, sepse shumë nga Ne, që dikur ishim pjesëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, dhe që ishim nisur në drejtim të Nënës Shqipëri, në fund të vitit 1991 (kupto: përmes Maleve me dëborë), dhe që më vonë, pas themelimit të UÇK-së, në fund të vitit 1994, shumicën e Këshillave të rrethit, dhe të Këshillave Popullore që vepronin dhe operonin në kuadër të LPK-së, i shndërruam në njësi të UÇK-së, meqë Organizata jonë, pra LPK Dega jashtë vendit, ishte edhe themeluesja e UÇK-së. E përmenda dhe e theksova këtë fakt me lartë, se shumica e ilegalëve që kishim marrë drejtimin e Maleve për të parë, prekur dhe më pastaj edhe për të bërë diçka në Shipëri, dhe atje, gjetëm, takuam e hasëm shumë bashkëpunëtorë të SPB’së (lexo: UDB’Së), të cilët në Shqipërinë tonë Londineze kishin ardhur me makina dhe me Autobus të shumtë, dhe kishin realizuar gjithçka që ishin porositur, duke filluar nga gjërat me të shëmtuara, me qëllim të vetëm që të krijohej, qysh në fillim të njohjes, një ftohje dhe një urrejtje e ndërsjellë.
Dhe, për çudi, ishte shkatërruar Shërbimi Sekret i Shqipërisë, me arsyetim se paska pas qenë shërbim sekret, të cilin e paska ngritur i pavdekshmi, Xhaxhi Enver. Pas qëndrimit tonë, disa mujor, na ranë në sy, menjëherë lidhjet e Drejtuesve të PD me këto elemente të UDB-së, të cilat në fillim përpiqeshim t’i kuptonim si koincidencë e rastësishme, por duke kaluar muajt, pamë dhe kuptuam qartë, se Partia e Sali Berishës kishte koincidencë jo rastësisht me elementet e UDB-së së Kosovës, dhe se këto dirigjoheshin dhe komandoheshin prej një qendre të përbashkët.
Me pastaj, me krijimin e Zyrës së Kosovës, u bë edhe më e qartë, se tash e tutje në Shqipërinë e Sali Berishës, njerëzit që vinin nga Kosova, dhe që ishin bashkëpunëtorë të UDB-së, do të jenë të përkëdhelurit e Shqipërisë, ndërsa Ata që ishin pjesëtarë të Organizatave ilegale, duhej të kishin kujdes, sepse asgjë nuk kishte të sigurt për ta. Me kalimin e Kohës, pas vitit 1993, në Shqipëri u konsoliduan radhët e ekstremit të UDB-së, që njiheshin si pjesëtarë të Klanit të Zemunit. Ky Klan i Zemunit kishte një vijë të drejtpërdrejt në Shqipëri, dhe direktivat më sekrete mbuloheshin dhe mbaheshin përmes Dy shqiptarëve që vinin nga vise tjera të banuara me shqiptarë, dhe që, njëri nga këta ishte punëtorë i rëndësishëm në Zyrën e Kosovës.
Këto fakte atëherë i kishim të njohura, disa nga Ne ilegalët, ndërsa nga distanca e kohës, dhe kur mes kësaj distance, kanë ndodhur shumë zhvillime radikale, e kemi shumë më lehtë, jo vetëm Ne, por edhe shumë qytetarë të Organizuar të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, të kenë njohuri, dhe në ndërkohë të kenë mësuar, si rezultat i ndryshimeve dhe organizimeve të mëdha, për BËMAT e Klanit të Zemunit në Shqipëri dhe gjetiu.
Nuk duhet harruar:
1. Ardhjen e Sali Berishës në Pushtet, me ndihmën e strukturave të SPB (UDB) së Kosovës – Maqedonisë – Malit të Zi, që atëherë ishin pjesë të Okupuar të Jugosllavisë.
2. Bashkëpuçja e Sali Berishës me Zyrën e Kosovës, që nuk ishte diç tjetër, pos njëra nga Bazat Legale të UDB-së, në Shqipëri.
3. Lidhjet e Sali Berishës, Gazidedës, Safet Zhulalit me Armatën e Jugosllavisë, dhe marrëveshjen sekrete për furnizimin e kësaj Armate, dhe të Paramilitarëve të Serbisë, me Karburante, në kohën e Embargos, që OKB i bënte ish Jugosllavisë.
4. Krijimin e Firmave Piramidale në Shqipëri, nga ekspertët e Klanit të Zemunit, dhe pasurimi i këtij Klani, për qëllime kriminale, dhe për përfitime shtetërore të Beogradit, sepse akoma, shumica e shqiptarëve nuk e kanë të njohur, se sa Lek të shqiptarëve, përmes ekipit special të SHIK’ut të Gazidedës, dhe që kanë qenë pjesë e Klanit të Zemunit, pra akoma nuk e dinë shqiptarët se sa Lek të tyre kanë përfunduar në duart e Klanit të Zemunit, dhe tek të afërmit e MILICËS – vjehrrës së Salos, në Serbi e Mal të Zi.
5. Urdhri që i është dhënë Sali Berishës për ta Graduar Gazidedën, dhe për t`ia lënë në dorë, mbarëvajtjen e vrasjeve, shkatërrimit dhe djegies së Shqipërisë, në vitin 1997, urdhër që ka qenë Top-sekret.
6. Bashkpuçjen e Sali Berishës me forcat proserbe, të cilat ishin bashkuar rrethe FARK-ut, një krijesë që ishte organizuar me urdhër të Beogradit, dhe me bekimin e Dy agjenteve: Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi, të cilët, duke ardhur në majat e politikës (siç i quanin Ata, kosovare) me Kalkulimet e Beogradit, natyrisht se edhe, urdhrat qe vinin nga SPB, Ata i zbatonin me përpikëri.
7. Përpjekjen e skajshme dhe të përbashkët të Sali Berishës dhe FARK-ut, për ta sabotuara, penguar dhe pamundësuar mbarëvajtjen e Luftës në Kosovë, duke inskenuar Luftë Civile ndërmjet shqiptarëve, dhe ky Kurban i këtij skenari u bë, i ndjeri Azem Hajdari.
8. Bashkëveprimi reciprok i Sali Berishës, me një tjetër figurë të madhe të politikës së Shqipërisë, pra të Z.Fatos Nano, bashkëpunim dhe bashkërendim që bëhej dhe sinkronizohej përmes Rusisë-Athinës dhe Beogradit, bashkëpunim i cili rezultojë me një tërmet të madh në kuadër të strukturave drejtuese të LPK-së dhe UÇK-së, të cilat kishin një Trup e një Frymë.
9. Pasurimi i radhëve të UDB-së në Shqipëri, si dhe shpërblimi i aktorëve shqiptarë nga Shqipëria (Lulzim Bashës, Edit Harxhit, etj,…etj), të cilët në Kosovë kishin operuar në kuadër të UNMIK-ut, dhe që ishin punësuar në Administratën e UNMIK-ut, me intervenimin e UDB-së së Beogradit, dhe që të gjithë këta individë, që me vonë na bëhen ministra dhe zëvendës ministra, ishin pjesë e Stafit që dirigjoheshin nga Beogradi, përmes Milicës së RE, pra Znj.Argita Berisha, e cila konsiderohet si dora më e fortë dhe më e suksesshme e Beogradit, në Shqipëri, pas Sali Berishës e Gazidedës.
10. Krimet e shumta që bënë Klani i Zemunit në Shqipëri, duke filluar nga përndjekjet e ish Ilegalëve të Kosovës, vrasjes së Remzi Hoxhës, vrasjeve masive në vitin 1997, vrasjes së disa ushtarëve të UÇK-së, në vitet 1998, vrasjet enigmatike dhe të sofistikuara të Artan Hoxhës, Kosta Trebickës, pastaj ngjarjeve tragjike, si të Gërdecit, dhe shumë akteve tjera kriminale, të cilat kanë për tu zbardhur në ditët që do vijnë.
11. Investimet që ka bërë politika berishjane në bashkëpunim me tradhtarët e Kombit, z.Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Ahmet Krasniqi, në minimin e Luftës, dhe më pastaj edhe në kriminalizimin e Luftës së pastër të UÇK-së, nëpërmes, Argita Berishës-pasardhëses së denje të Oficeres se OZNA-së, së ndjerës – gjyshes Milica (Vera), që ishte edhe gjyshja e Argitës, dhe Nëna e Sllobodankës (Lirije Berishës, së më vonshme), që është gruaja e Sali Berishës.
12. Ka edhe shume detaje më të imta, që janë më rrëqethëse, që nuk merren me mend, por që nuk janë të panjohura, kur dihet tash më, se cila ishte fytyra e vërtet e Begradit në katër Luftërat e saja, që i bëri prej fillimit të vitit 1993, e gjerë në fund të vitit 1999, Luftëra të cilat përfunduan në Gjenocid dhe Masakra të papara, pra Gjenocid dhe Masakra, që nuk e lenë pa hise dhe pa gjynahe, edhe një figurë të turpshme të Historisë së Shqipërisë, një antikombëtar i përbetuar të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili për bashkëpuçje, ishte mik i ngushtë i Ibrahim Rugovës, Bujar Bukoshit, Fatos Nanos, Bashkim Gazidedës dhe shumë figurave të tjera tragjike të Kombit dhe Historisë sonë.
Autori i këtij shkrimi është nga Peja . Në ilegalen e hershme ka pas nofkën “Shpirtmadhë”, ndërsa gjatë luftës “Dema”. Ishte njëri nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe shumë luftëtarëve tjerë të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …