Këto ditë, në opinionin e komunës së Istogut, është aktualizuar me plot të drejt vendimi i Kuvendit Komunal të Istogut për ta rrënuar Burgun e Gurrakocit. Ky vendim, sa arbitrar aq i pajustifikuar, pas shumë vendimeve antihistorike të këtij Kuvendi, vjen pas rrënimit të Kullës famëkeqe të Popit, pas shkatërrimit të ndërtesës së OZN-ës, aty ku janë kryer krimet më barbare nga shovinizmi serbomalazez, pas rrënimit dhe shkatërrimit të mullinjve në Lugun e Shkive, ku mazohizmi shovinist serb, me krimet e tij ndaj shqiptarëve, e ka tejkaluar çdo normë të civilizimit evropian. Indinjata e popullatës së kësaj treve është një kambanë alarmi për të gjithë të përgjumurit, për të gjithë ata që kanë rënë në letargjinë e dehjes dhe rehatisë së mashtrimit koniunktural politik… Me çfarë të drejte, sot, në shekullin XXI, i bëhet atentat të kaluarës sonë historike, vuajtjeve të popullit tonë, vrasjeve dhe mizorive të pashembullta që u bënë kundër gjyshërve, baballarëve, nënave tona, vëllezërve tanë..? Kujt po i intereson që historia e jonë e gjakut të mbulohet me tisin e harresës?! Sot, më shumë se kurrë, duhet të rizgjohet vetëdija qytetare dhe vetëdija kolektive e popullit. Segmente të politikës aktuale në Istog, po prekin në nervin kombëtar, aty ku nuk i lejohet askujt të prek.
Në vazhdimësi që nga paslufta,po atakohen simbolet e qendresës,vuajtjeve,tmerrit para syve tanë duke na lënë pa histori dhe të kaluarën e dhimbshme.Në këtë katrahurë politike që po mbretëron në komunën tonë,zëri i ndërgjegjes duhet të jetë më aktiv se kurrë në mbrojtjen e këtyre pak objekteve monumentale e historike që i kanë mbetur komunës sonë,përndryshe brezat do të na mallkojnë.Mendjemadhësia politike e pushtetarëve tanë,vendin po e dërgon drejt amnestimit të krimeve serbe që janë bërë brënda një shekulli.Kujt,në realitet po i duhet kjo?!
Çfarë planesh ogurzeza fshihen pas këtyre qëllimeve djallëzore? .Duhet të jemi të vetëdijshëm se mallkimi historik do të bie pa mëshirë ndaj të gjithë atyre që shkelin dhe mohojne gjakun e derdhur,vuajtjet dhe torturat që janë bërë në Kullën e Popit,në Zabelin Sadikrexhëve,dy pusa të mbushur me kufoma shqiptarësh të masakruara,njëri në oborrin e shkollës fillore “Bajram Curri”dhe tjetri në oborrin e e Kullës së Popit,të dy të mbuluar për të fshehur peshën e krimit,.Sot akuzon,me të drejtë Lluga e Xhamisë,aty ku ,sot ,prehen dhjetëra skelete dhe gjymtyrë shqiptarësh,aty ku ka lëshuar shtat Palestra sportive.
Sot akuzojnë rrënojat e godinës të OZNËS,aty ku nga”çlirimi”janë dërmuar deri në vdekje ,gjyshër dhe baballarë tanë me pretekste të ndryshme nga OZNA e mandej UDB-ja,sot akuzon Burgu i Gurrakocit,aty ku janë rrahur e maltretuar yndyra e kombëtarizmes,lirisë dhe bashkimit kombetar,aty ku atdhetarët shqiptarë edhe në qelitë e errta kanë qenë të lidhur me zingjirë këmbë e duar,sot akuzojnë mullinjtè e Lugut të shkive,aty ku barbaria serbo-çetnike ka kryer krimet më monstruoze kundër trevës së Podgurit dhe më gjerë nën tingujt e këngëve çetnike dhe harmonikave,nën ndikimin e dalldisjes se alkoolit dhe shovinizmit pansllav.
Në këtë trevë çdo gjë akuzon,çdo gurë,çdo dru,çdo hap që bëjmë,për sjelljet tona antihistorike në sherbim të krimit dhe gjenocidit të vazhdueshëm serbosllav.Sa lehtë i harrojmë plagët tona të pashëruara ndër dekada,sa shpejt harrojmë dhimbjen për të parët tanë që prehen në tokën tonë,pa nam e nishan,sa shpejt harrojmë emrat e gjyshërve,baballarëve dhe nënave tona të mbetura të veja me jetima…sa e sa harresa është bërë mbi këtë histori gjaku e terrori ,shpeshere edhe me vetëdije.Argatin e kujt po e bëjnë institucionet e Istogut?!!
Ende nuk ka një memorial pëŕ rreth 400 shqiptarë të egzekutuar në Kullën e Popit,në Llugën e Xhamisë,për masakrat te Zabeli i Sadikrexhëve,për Kullën e OZN-es,Burgun e Gurrakocit,asnjë pllakë a memorial për 50-60 burrat e pushkatuar të Istogut dhe Istogut të Poshtem…etj.Tokë e varre gjithandej e ne s’jemi në gjëndje as lavren e minit ta bejmë në ruajtjen e kujtesës historike.Deri kur kështu,ecje me paterica,populli im!!!.
Edhe memoriali për 52 dëshmorët e ÙÇK- se në qendër të Istogut,nga institucionët komunale është lënë në mëshirën e fatit.Po të mos kishin qenë disa donatorë në vitin 1990,me siguri as ky memorial sot nuk do të egzistonte. Si popull duhet të jemi vigjilent.Atë që nuk e bëjmë sot,egziston mundësia që çdo gjë t’i lihet harresës,armikës më të madhe të kombit!
NJË GJË DUHET TA KUPTOJNË TË GJITHË:HISTORIA NUK KA FILLUAR ME ASNJËRIN NGA NE.HISTORIA ËSHTË MËSUESJA E JETËS DHE SI E TILLË DO TË FLAS PËR BËMAT DHE JOBËMAT E SECILIT NË KOHË DHE HAPSIRË!