Ju edhe me tutje të pa lodhur
Janar me acar,dimër me stuhi
Zëri Juaj jehon në breshëri
Kudo plumba, zhurmë tankesh
Ju me zërin Tuaj, ballë me ballë rrebeshesh
Me sakrifica në borë e ngrica
Me çantë krahut e letra në dorë
Shpërndatë jehonë në eter
Që për armiqtë u bë lemeri e tmerr
E tutje hapëruat në vite Ju
Lodhja e sakrificat nuk ju kanë gjunjëzuar
Por me më shumë forcë
Ju keni hapëruar
Zëri i Juaj edhe më i fortë për të ushtuar
Ashtu krenarë me kokën lartë