Pushon i qetë fshatin ke përballë
E Drini plak derdhet shtratit me mall
E ti pushon trupin dheu yt ku linde
E ta heq mallin që pate me vite
Se shpirti thonë prehet qetë veç në atdhe
Se trupi pushon qetë veç në mëmëdhe
E ti je aty ku shpirti paqe kërkon
E ne na mungon e malli e loti na përvëlon
Mes plepash e malit, fshati ku linde
E Drini llastuar ec e ec shtegtimit
Aty prehjen gjete
Se gjithmonë thoshe sa larg jam nga vendi im
Nuk deshe Kosovën ta lije kur ish në robëri
Se thoshe se do ta lësh veç atëherë do të ketë liri
E pikërisht ashtu edhe e braktise
Se e doje ta shohësh nuse me pavarësi
Sa herë vinin festat në shesh shkonim
Se një simbolik edhe ne ja shtonim
E pastaj qetë, qetë shkove ashtu si jetove
E në prehër të tokës ku linde trupin pushove
Kemi mall
Edhe më shumë kemi mall e lot
Edhe më shumë dhimbje e mërzi ndjejmë sot
Se me ne nuk je ti, nuk je ti
E ndjejmë mungesën tënde në çdo hap
E ditët pa ty shkojnë e nuk kthehen prapë
Edhe sot të kujtoj njësoj krenar
Me shpirt të pastër punëtor e bujar
Edhe shumë vite njësojë mungesë
Por krenaria për ty e dëlirë do të mbesë
Na mungon si ajri që frymojmë
Na mungon si dielli kur perëndon
E lot mërzie na tradhtojnë sytë
E sa shumë na mungon
Në kopshtin tim lulet kanë çelur
Por ti nuk je me ne për t’i shijuar
Se aq shumë i dojë kur hapnin petalet
E mua tash loti e malli nuk më ndahet
Shpirti jot i pastër bujar e madhështor
Na bën të ecim tutje pa u lëkundur
Se ti ashtu jetove punove pa u lodhur
E ne do të mbajmë në zemër stoik të patundur.
Jam rrëzuar
Si një zog pa krahë
Jam rrëzuar e kam ra
Se shpirti i përgjysmuar
Pa ty gëzime e dritë nuk ka.
E tre yje drite
E një yllzë e vogël
Dritë e fener më përcjellin
Po për mua dritë as rreze
Pa ty shkëlqim nuk sjellin.
Se me ty u rrita
Në jetë krahë mora e shtegtim
Në vuajtje, sëmundje e gëzime
Ishe mbështetje, lot dhe krahu im.
E sot djemtë na sillen si zogj shpirt thyer
E krahët na janë këputur
Si një pemë nga rrëfeja lëkundur
Se pa ty jemi, jemi si të humbur.
Mos më thoni
Mos më thoni mos lotoj
E si të pushoj e si ta harroj
Atë zë që më s’më thirr në emër
Atë shikim që e mbaj në zemër.
E mos më thoni plagët shërohen
Nuk e di por mua më përkeqësohen
Mos thoni se do të bëj më mirë
Nuk besoj, se kështu si jam, e kam shumë vështirë.
E kujt t’i them se sa shumë më mungon
E kujt ti them se do të dal zemra nga kraharori
Sa shumë zbrazëti na le në jetë ti
Kur vdekja tinëz të mori.
E mos më thoni, jo se s’mundem më
Se pa ty kjo shtëpi nuk është ajo që ishte deri dje
Se ti e le një boshllëk sa një mal
Nga dita që frymën e shpirtin e dhe
E ike nga ne, e ike nga ne.
E do të vazhdojmë pa ty ne
Po dije se jo, si me ty asnjëherë
Se ti ishe plot jetë, sillje veç shend e verë
E do të kujtojmë krenar, të tillë siç ishe kurdoherë.