Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave
të Veteranëve të luftës së UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka komentuar përpjekjen e
grupit ‘Stupcat’, të cilët me skeçet e tyre kanë vënë në lojë luftën e UÇK-së.
Sipas Qeriqit, veteranët e UÇK-së nuk janë kundër artit, por nuk do të lejojnë askënd
të luajë me luftën e UÇK-së. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në
Facebook, ai ka përkujtuar dhjetëra eprorë të UÇK-së që kanë rënë në luftë. “Ne
si veteran të luftës të UÇK-së nuk jemi kundër artit, por nuk do të lejojmë që
të luaj askush me luftën e UÇK-së. Po ju a kujtoj se në luftën për liri kanë
rënë shumë eprorë të UÇK-së dhe shumë të tjerë që i njohë unë, jetojnë në
gjendje të keqe financiare dhe sot e asaj dite janë të papunë”, ka thënë
Xhevdet Qeriqi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …