Duke folur për çështjen e personave të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë nga ushtria dhe policia e Serbisë, drejtuesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini ka drejtuar kritika në adresë të qeverisë aktuale të drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti. Ai ka theksuar se qeveritë paraprake nuk kanë bërë mjaftueshëm për personat e rrëmbyer por të paktën kanë bërë përpjekje dhe kanë arrit pak rezultate ndërsa Qeveria e tashme nuk ka bërë aspak për këtë kategori të shoqërisë. “Kjo Qeveri e ka përzier me politikë dhe për dy fjalë apo tri pse nuk po munden me gjet gjuhë të përbashkët në Bruksel e kanë anuluar edhe procesin e personave të pagjetur. I kanë bërë disa lëvizje edhe disa komisioni dhe nën-komisione pa rezultate të cilat ne e kemi ditur se do të bëhet shumë më shumë se që kanë bërë deri më tani. Asnjëherë, asnjë Qeveri nuk them që s’ka bë asgjë, bile është përpjeku,r por tash e dy vite është ngrit çështja e personave të pagjetur për shkak se në vend që të punohet ashtu siç është me konventa ndërkombëtare e paraparë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të punohet në aspektin human e jo politik mjerisht, tek ne është përzier politika dhe ka stagnuar. Po na i shkelin të drejtat elementare të garantuara me konventa ndërkombëtare të botës që duhet ta dish për personin e pagjetur, për personin të cilin e kanë marrë, e kanë masakruar, që e kanë dërguar 400 km larg Kosovës”, ka deklaruar mes tjerash drejtuesi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini për Ekonomia Online.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …