Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Qetësi në Malishevë – 21 ditë pa të infektuar me COVID-19

Situata pandemike në Komunën e Malishevës, konsiderohet e qetësuar, pasi që në 21 ditë, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga virusi korona, ndërsa janë shëruar 73 persona, dhe vetëm dy raste vazhdojnë të jenë aktiv me COVID-19. Kjo qetësi, është falë zbatimit të masave parandaluese, disiplinës së treguar nga qytetarët, dhe falë punës dhe angazhimit të shtabit emergjent komunal në Malishevës, që kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme në menaxhimin e situatës me COVID-19. “Për këtë, qytetarët e Komunës së Malishevës, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë për kujdesin e treguar gjatë kohës së pandemisë, e cila vazhdon ende dhe përsëri ju bëjmë apel që të kenë kujdes dhe zbatim rigoroz të masave parandaluese ndaj COVID-19”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …