Qetësohet situata nga vërshimet në Malishevë por janë shkaktuar dëme

Situata nga vërshimet e dy ditëve të fundit në komunën e Malishevës, është qetësuar pas ndërprerjes së shirave, por gjatë këtyre vërshimeve, janë shkaktuar disa dëme, kryesisht në bujqësi, por edhe në infrastrukturë në përgjithësi. Si pasojë e vërshimeve, është bllokuar një lagje në fshatin Guncat, pasi është shembur një pjesë e rrugës që lidhë lagjen me fshatin dhe rrugët tjera.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Malishevës, Sejdi Paçarizi, në këtë lagje, për shkak të rrëshqitjeve të tokës, është shembur edhe rruga, duke ju pamundësuar lëvizjen me vetura banorëve të kësaj lagjeje. Rruga është dëmtuar edhe në aksin rrugor Malishevë-Duhël, përkatësisht në fshatin Banjë, si dhe është dëmtuar një rrugë në fshatin Lubizhdë.

Edhe diga në Mirushë, është dëmtuar edhe më shumë, por ende nuk ka rrezik, pasi sasia e ujit është ulur për dy metra në liqenin e Mirushës.

Si pasojë e reshjeve, shumë puse janë ndotur dhe uji është i papërdorshëm.

Përndryshe, të gjitha rrugët janë të hapura, përjashtuar një lagje në fshatin Guncat, qarkullimi i qytetarëve zhvillohet pa problem.

Komuna e Malishevës, ka formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, vazhdon të mbetet në gatishmëri të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …