Qeveria amerikane reagon lidhur me mashtrimet e Serbisë se gjoja vendet e botës po ia kthejnë shpinën Kosovës, është gënjeshër. Pretendimi i fundit i Serbisë ishte me Liberinë, për të cilën, nga Beogradi zyrtar u plasuan informata se ka anuluar njohjen e Kosovës dhe më pas demantimi i këtij informacioni jo vetëm nga Prishtina zyrtare, por edhe nga vetë Qeveria e Liberisë. E për këtë, ka reaguar ashpër Komisioni i Punëve të Jashtme të Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-ve. Përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Twitter, Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, ka thënë se mashtrimet e shtetit serb, kinse vendet e botës po ia kthejnë shpinën Kosovës, është gënjeshtër, duke theksuar se Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm. Pretendimet mashtruese të Serbisë se vendet po i kthejnë shpinën Kosovës është e rreme dhe duke shkaktuar zemërim në rritje në mbarë botën. Serbia duhet ta ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës është i përhershëm”, thuhet në reagimin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …