AKP

Qeveria dhe AKP-ja nuk po mund t’i lirojnë pronat e uzurpuara në pjesën veriore të Kosovës

Ndonëse kanë kaluar 18 vite nga përfundimi i luftës çlirimtare, Qeveria e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, nuk po mund t’i lirojnë pronat e uzurpuara në pjesën veriore të vendit. Duke folur për këtë, kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi thotë se çështjen e trajtimit të ndërmarrjeve shoqërore të uzurpuara në komunën e Mitrovicës së Veriut fillimisht e kanë menduar ta bëjnë në mënyrë institucionale me drejtues të komunave, për çka janë në negocim jo intensiv. Nga ana tjetër, ish ministri i Ekonomisë, Haki Shatri ka thënë se uzurpimi i pronave nuk është problem vetëm në veri të Mitrovicës, por në të gjitha komunat ku udhëheqin pushtetin lokal nga kryetarët serb.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …