Pavarësisht reagimeve publike të personaliteteve dhe zyrtarëve vendorë dhe të huaj Qeveria dhe Presidenca e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje nëse do të angazhohen konkretisht, që ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pastaj të akuzuarit, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët aktualisht ndodhen në burgun e Gjykatës Speciale, në Hagë, përmes një garancioni t iu mundësohet kthimin në Kosovë, për t’u mbrojtur në liri. Disa ditë më parë Gjykata e Apelit brenda Gjykatës Speciale, i hodhi poshtë kërkesat për lirimin e përkohshëm të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Sidoqoftë, sipas një gjykatësi të Speciales, ata mund të lirohen, nëse mundësohet që të garantohet lirimi i tyre me kusht nga ndonjë vend i tretë, por deri sot nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, edhe pse ka lajme sensibilizuese nga disa medie, që thirren në burimet e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …