Qeveria do ta marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitar për automjetet që hyjnë në Kosovë

Qeveria e Kosovës do ta marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitar për automjetet që hyjnë në vendin tonë

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, tha se Qeveria në detyrë e Kosovës, në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, ka planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, për automjetet që hyjnë në Kosovë për vitin 2020. Ajo tha se shumë shpesh është premtuar zgjidhja për “Kartonin e gjelbër”, por asnjëherë nuk kemi parë hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi që prek më së shumti diasporën tonë.  Po ashtu, në kuadër të pakos, Gashi u shpreh se është planifikuar që në 24 muajt në vijim, të emetohen letra me vlerë në masën e 30 milionë eurove tek diaspora. Për udhëtarët që shfrytëzojnë transportin ajror, Gashi tha se do të ofrohen incentiva për koncesionarin e aeroportit “Adem Jashari”, me synim uljen e kostos së biletave të udhëtimit drejt Kosovës, dhe rritjen e destinacioneve që do të mbulohen nga agjencitë që ofrojnë fluturime nga dhe drejt Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …