Qeveria e Brazilit ka marr vendim që të mos e publikoj më numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Gazeta “The Guardian” shkruan se ky vendim erdhi pasi kritikave të ekspertëve që deklaronin se statistikat e Brazilit nuk janë të plota dhe në disa raste të manipuluara, që nënkupton se mund të mos jetë e mundur asnjëherë që merret vesh shkalla e vërtetë e pandemisë në këtë shtet. Sipas të dhënave më të reja zyrtare, Brazili i ka regjistruar më shumë se 34 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe e zë vendin e tretë në botë, para Italisë. Për më tepër, ky vend i ka regjistruar rreth 615 mijë të infektuar dhe është i dytë në botë në këtë aspekt, pas Shteteve të Bashkuara. Vendimin për mos publikimin e të dhënave për vdekjen nga koronavirusi, kritikët e kanë quajtur si përpjekje për t’i fshehur të dhënat e vërteta të sëmundjes.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …