Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e mbështet propozimin që të shkurtohet fushata e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që sot doli me ftesë publike drejtuar Albin Kurtit në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarit të PDK’së Memli Krasniqi dhe atij të AAK-së Ramush Haradinaj që të bëhen bashkë dhe të ndërtojnë një pakt zgjedhor që fushata zgjedhore të zgjasë vetëm 10 ditë dhe jo 30, si e parasheh ligji. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se sikurse në Qeverinë Kurti 1 ata janë të hapur për bashkëpunim. Madje, ai e ka ripërsëritur edhe një herë deklaratën e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia i cili tha se bashkëpunimi nënkupton edhe mospengimin e përpjekjeve të qeverisë për menaxhimin e pandemisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …