Qeveria e Francës ka dënuar bombardimin izraelit në Rripin e Gazës, i cili i mori jetën një agjenti të Ministrisë së Jashtme franceze dhe ka bërë thirrje që “të hidhet dritë mbi këtë tragjedi sa më shpejt” të jetë e mundur. Agjenti punonte për Francën që nga viti 2022, dhe kishte gjetur strehim në shtëpinë e një prej kolegëve të tij në Konsullatën e Përgjithshme. Parisi për arsye sigurie nuk ka specifikuar publikisht identitetin dhe kombësinë e agjentit të eliminuar në Gaza. Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi sa më shpejt të jetë e mundur”, është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …