Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Qeveria e Isa Mustafës, vazhdon të forcojë pozita me figura mercenarësh nga hordhitë jugo-komuniste

Qeveria e Isa Mustafës, e cila ditë e më tepër po i merr formatet e një  Qeverie kuislinge, vazhdon të forcojë pozitat në politikë me figura mercenarësh nga  ish komiteti komunist jugosllav. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se me pëlqimin edhe të  Beogradit zyrtar, mistri i Jashtëm, Enver Hoxhaj emëron ish komunistin jugosllav,  Azem Vllasi këshilltar për Bosnje e Hercegovinë. Vllasi do të jetë këshilltar për politikë të jashtme i ministrit, Enver Hoxhaj. TV Dukagjini merr vesh nga burime të tij se Vllasi do të jetë i ngarkuar me çështje të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe tashmë i janë përcaktuar detyrat me rëndësi. Ministri e ka menduar se Kosova mund të përfitojë edhe më shumë e veçmas politika e jashtme në raport me Bosnjën (për shkak të përvojës që ka Azem Vllasi në këtë drejtim dhe kontakteve të pandërprera me ish jugo-komunistët).

Azem Vllasi ka mbajtur qëndrim antishqiptar në demonstratat e vitit 1981, ka propozuar që Lëvizja për Republikën e Kosovës të shpallet kundërrevolucion, ka akuzuar Universitetin e Prishtinës si bastion i nacionalizmit shqiptar duke bërë pastrime ideopolitike dhe duke burgosur kuadro si: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Ali Hadri e shumë të tjerë, ka qenë zëdhënësi më i egër dhe më fanatik i luftës kundër demonstratave dhe kryengritjes gjithë-popullore të vitit 1981. Azem Vllasi nuk është rrezikuar asnjëherë  nga regjimi i Milosheviqit gjatë luftës, përkundrazi ai së bashku me Veton Surroin, Shkëlzen Maliqin e të tjerë të këtij soji serbofilësh, kanë vazhduar bashkëpunimin e pandërprerë me zyrtarët serbë të çdo lloj qeverie të deritanishme. Emërimi i Azem Vllasit në një detyrë zyrtare në Ministrinë e Jashtme është shkelje e gjakut të derdhur për liri, është fyerje për dhjetëra mijëra të burgosur politikë dhe liridashës të Kosovës…

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …