Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të N.Sh. “Trepça” dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare “Trepça”. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, tha se ky grup duhet të formohet për të vlerësuar asetet e Trepçës. Po ashtu është themeluar grupi punues teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës. Ministri Lluka, tha se ky grup do të ketë qëllim të gjejë zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet sociale.
