Qeveria e Kosovë dhe autoritetet në Kosovën Lindore dënojnë aktet e vandalizmit dhe frikësimit të familjes Muharremi, në Medvegjë

Tri ditë më parë,  familja Muharremi nga Medvegja,  ka njoftuar se në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera. Rastin e kanë bërë të ditur se kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu si dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. për këtë rast ka reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës. Zëvendëskryeministri,  Besnik Bislimi thekson se Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, shkruan Bislimi. Për kërcënimin në fjalë ka folur edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve Nevzad Lutfiu. Ai ka thënë  se pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje, u shpreh ai  Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar, duke kërkuar  rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht në tri komunat e Kosovës Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …