Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator. Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia ka thënë se duke filluar nga kjo datë vazhdon procesi mësimor në objektet shkollore. Sipas tij, në nivelin parauniversitar parakusht për prezencë fizike në klasa është që të pranishëm të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Ai ka thënë se detajet e zbatimit të këtyre masave do të bëhen publike përmes udhëzuesve të veçantë të cilat do t’i publikojë Ministria e Shëndetësisë. Që nga dita e hënë, klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë: certifikatën e vaksinimit ose testet për Covid-19 në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në lokale. Edhe klientët dhe stafi në qendra tregtare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura më lartë. Këto dëshmi vlejnë edhe në institicuone publike dhe private që kanë punë me palë, përfshirë punonjësit e marketeve, bankave dhe floktarët. Këto masa do të vlejnë dy javë por nuk përjashtohet mundësia që të merren masa të reja kufizuese apo lehtësuese.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …