Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se sot do të mblidhet qeveria. Sipas këtij njoftimi mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të nisë në orën 15:30. Ndërsa, nuk kanë dhënë detaje, se çka do të jetë në rend të ditës.
