Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Vërtetimet për Dëshmorë të Kombit dhe Invalidë të Luftës fillojnë të lëshohen që nga data 1 Dhjetor, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00. Për vërtetime të Invalidëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e vdekjes (origjinal). Në njoftim theksohet se vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të Invalidëve të Luftës për Komision Mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …