Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do mbajnë sot mbledhjen e pestë të përbashkët, në qytetin e Pejës. Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Peja është pikëtakimi i mbledhjes së pestë të të dy qeverive. Sipas paralajmërimeve në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri. Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 10:30, ndërkaq marrëveshjet do të nënshkruhen në mesditë. Takimi dyditor ndërmjet qeverisë Haradinaj e Rama do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro. Ndryshe, mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 janar 2014.
Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.