Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se ata nuk kanë pasur ndonjë ftesë për takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët e kanë vizituar Bujanovcin. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të shkaktojnë ndarje te shqiptarët në Preshevë, duke mos u takuar me të gjithë përfaqësuesit politikë atje. “Nuk ka pasur as kontakt me neve, as koordinim për agjendën e kësaj dite, është për keqardhje dhe shqetësuese. Këto nuk janë politika të Qeverisë së Kosovës, këto janë politika të Lëvizjes Vetëvendosje në Qeverinë e Kosovës. Në këtë kontekst, në këtë situatë që shqiptarët e kalojnë nën diskriminim të Serbisë, duhet të kalojë edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila po na përçan. Është inat personal për shkak të ndërrimit të pushtetit lokal këtë vit. Liburn Aliu dhe Qeveria e Kosovës publikisht kanë dashur të ndërhyjnë në proceset demokratike në komunën e Preshevës. Edhe kjo është precedent. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Kosovë ndërhyn në këto procese”, tha kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …