Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës do të mbështesë çfarëdo iniciative për ndryshimin e Ligjit lidhur me Festat Zyrtare

Për çdo festë zyrtare që bie në ditë vikendi, aktualisht sipas Ligjit për festat zyrtare, llogaritet ditë pushimi edhe dita pasuese e javës, ose dita e punës. Edhe për festën e Vitit të Ri, ndonëse datat e festës janë në ditë vikendi, me datë 1 dhe 2 janar, sipas kalendarit të festave zyrtare, data e pushimit do të jetë të hënën dhe të martën. Një praktikë e tillë është kritikuar vazhdimisht por për plotësim-ndryshim të dispozitës së ligjit, nga Sindikata e Pavarur e Administratës thonë se duhet të konsultohen ata dhe shoqëria civile. Ndonëse nuk janë shprehur kundër, ka thënë se Kosova duhet të marrë për bazë praktikat e Bashkimit Evropian. Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar që ligji të respektohet njëjtë edhe për punonjësit e këtij sektori. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës thotë se do të mbështesë çfarëdo iniciative për ndryshimin e kësaj dispozite.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …