Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot më fillim nga ora 14:00 ku do t’i shqyrtojë gjithsej katërmbëdhjetë pika

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot mbledh kabinetin qeveritar. Mbledhja do të mbahet në orën 14:00. Në rend të ditës, janë gjithsej katërmbëdhjetë pika dhe do të diskutohet për themelimin e Qendrës së Holokaustit shqiptar “Bllacë 1999”. Gjithashtu, do të shqyrtohet propozim-vendimi për rritjen e numrit të Këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Do të edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për aktivitetet për rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …