leoni

Qeveria e Kosovës do t’i kryejë obligimet financiare ndaj veteranëve luftëtarë të UÇK-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zotohet se Qeveria e Kosovës do t’i kryejë obligimet financiare ndaj veteranëve luftëtarë të UÇK-së. Ai ka bërë të ditur së shpejti do të takohet me përfaqësuesit e OVLUÇK-së, të cilët ka disa muaj që kanë kërkuar një takim por Qeveria nuk iu ka përgjigjur. Takimin do ta realizojmë patjetër, ka thënë Abrashi për “Epoka e Re”. Dhënia e pensionit nuk ka filluar që të realizohet përgjysmë, prandaj shumë shpejt do t’i përfundojmë obligimet tona ndaj tyre. Ministri Abrashi  ka mohuar kritikat e OVLUÇK-së se ekzekutivi po i shpërdoron fondet e ndara për këtë kategori. Sa iu përket pagesave në mënyrë retroaktive, Abrashi ka sqaruar se janë në konsultim me Ministrinë e Financave për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij, vonesat në këtë drejtim janë bërë për shkak të numrit të madh të veteranëve. “Nuk bëhet fjalë për kurrfarë shpërdorimi. Shuma e përcaktuar mujore për pensionin e veteranit është shumë për të cilën jemi pajtuar bashkërisht me komisionin qeveritar. Në lidhje me pagesat e veteranëve në mënyrë retroaktive, jemi në proces të konsultimeve me Ministrinë e Financave, pasi buxhetin e kemi hartuar për rreth 13 000 veteranë luftëtarë të UÇK-së, por vetëm deri më tani kemi pranuar rreth 19 000 aplikime për pensionin e Veteranit Luftëtar. Me këtë rast ministria është vendosur në një pozitë shumë të pafavorshme buxhetore”, ka thënë Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …