Qeveria e Kosovës do t'i mbeshtet projektet e Komunës së Prishtinës pa hezituar dhe pa asnjë kusht

Qeveria e Kosovës do t’i mbeshtes projektet e Komunës së Prishtinës pa hezituar dhe pa asnjë kusht

“Qeveria e vendit dhe unë si kryeministër pa asnjë kusht, që në fillim të marrjes së përgjegjësive e kemi thënë publikisht se do të përkrahim temat që i ka Kryetari i Komunës, që i ka kryeqyteti, në shërbim të interesave të qytetarëve dhe vendit, pa marrë parasysh partinë”, kështu tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në këtë takim, është biseduar për temat e mëdha, siç janë Ligji i Prishtinës, Pallati i Rinisë, Salla Koncertale, unaza e qytetit, shpronësimet dhe projekte të tjera që lidhen me kryeqytetin, për të cilat kryeministri tha se, si produkte janë kryer, por se gjatë zbatimit ka ende punë dhe në këtë zbatim ka rol edhe qeveria nacionale. “Edhe pse këto projekte janë në përgjegjësi të komunës, prapë se prapë zbatimi ndërlidhet me veprimet që duhet të ndërmarrin edhe ministritë, sikurse është rasti për Policinë e kryeqytetit, e që Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i marrë disa përgjegjësi, apo rasti me Spitalin e kryeqytetit, për të cilin Ministria e Shëndetësisë duhet t’i marrë përgjegjësitë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe për unazën e qytetit janë gjetur disa veprime të cilat duhet t’i ndërmarrë Qeveria. Në prononcimin para mediave, kryeministri Haradinaj siguroi se pa asnjë kusht, pa asnjë kalkulim të caktuar, temat e kryeqytetit do të përkrahen nga qeveria e vendit, duke theksuar se në kryeqytet jeton një e treta e qytetarëve të këtij vendi. Kryeministri Haradinaj falënderoi kryetarin Ahmeti, që pa asnjë hezitim temat e mëdha i ka diskutuar dhe po i diskuton bashkë me ekzekutivin. Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky takim me Kryeministrin Haradinaj, është në kuadër të takimeve të rregullta, pas atij që është mbajtur më herët ku edhe janë diskutuar dhe dakorduar disa tema për të cilat siç tha ai,  kanë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Ahmeti theksoi se, sot, meqenëse po i afrohemi fundit të vitit, edhe ky takim u zhvillua për të bërë një bilancë të atyre dakordimeve dhe marrëveshjeve dhe për të parë se cilat janë punët të cilat kanë mbetur pa u kryer.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …