AKS

Qeveria e Kosovës duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe duhet të nis të merret me hartimin e statutit

Në rekomandimin që doli nga një takim që përfaqësues nga Kosova dhe nga Serbia e zhvilluan nga 10 deri në 12 nëntor,  në Zvicër,  thuhet se  Qeveria e Kosovës duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe duhet të nis të merret me hartimin e statutit. Ky është njëri nga rekomandimet që doli nga një takim me përfaqësues  të partive politike nga Kosova dhe nga Serbia. Nga ai takim  doli edhe sugjerimi për nevojën që brenda tre muajsh të gjendet një zgjidhje për zgjedhjet në veri. Atmosfera që mbizotëroi në këtë takim përshkruhet si racionale dhe konstruktive. Palët në fund e kanë miratuar një  shkresë ku ndër tjerash thuhet se marrëveshja gjithpërfshirëse po bëhet urgjente. Dokumenti duhej të dorëzohej në Prishtinë dhe në Beograd. Pavarësisht se tensionet janë rritur si kurrë më parë, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u takuan në nëntor dhe u pajtuan për disa çështje shumë të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …