Qeveria e Kosovës e ka pa të panevojshëm ligjin për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, inicimin e së cilit e kanë nisur disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, në krye me kryekuvendaren Vjosa Osmani. Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër i Kosovës në mbledhje të Qeverisë ka thënë se menaxhimi i pandemisë është mjaftueshëm i rregulluar me legjislacionin në fuqi dhe dispozitat e veçanta të Kushtetutës.
