Qeveria e Kosovës e mban sot mbledhjen e parë të sajë në ora 18:00

Qeveria e Kosovës e mban sot mbledhjen e parë të sajë në ora 18:00

Kryeministri Ramush Haradinaj, pak orë pasi ka marrë detyrën, në 18:00 të mbrëmjes ka thirrur mbledhjen e parë të qeverisë së tij.  Njoftimi për mbledhjen e së hënës tashmë është bërë publik nga zyra e tij për informim. “Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  Vendi: Ndërtesa e Qeverisë. Koha: 18:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. Ndryshe, Ramush Haradinaj gjysmë orë para mesditës të së hënës ka pranuar detyrën e kryeministrit nga tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa, me një ceremoni solemne. Ndërkaq, në ora 12:00 të së njëjtës ditë, kryeministri i ri kosovar ka pritur në takim ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Kontrolloni gjithashtu

Philip Reeker: Nuk mundet që thjesht të bojkotosh Parlamentin ose të dorëzosh mandatet

Philip Reeker: Edhe pas një dekade nga Marrëveshja e Brukselit, ende s’ka progres

Ish ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Riker, ka …