Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar nismën për aderimin e Kosovës në ICMP, komisionin ndërkombëtar për persona të zhdukur. Zëvendës-ministrja Rejhane Vuniqi ka thënë se ky komision zbardh fatin e personave të zhdukur nga konfliktet e armatosura. “Kjo kërkesë paraqitet si bashkëpunim i ngushtë me komisionin për persona të zhdukur me këtë person. Kjo organizatë ka seli në Hagë dhe merret me çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë ajo.
