Qeveria e Kosovës e ka pranuar pa dashje që nuk ka autoritet në pjesën veriore të Kosovës dhe se nuk ka të dhëna se cila është vlera e investimeve që po bënë Serbia në atë pjesë të vendit tonë. Nga një intervistë e dhënë për Radion Evropa e Lirë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, mësohet se institucionet e Kosovës madje nuk kanë as informacione për numrin e kompanive të huaja dhe në cilët sektorë investohet më shumë në atë pjesë të vendit. Ministrja, Hikmete Bajrami ka thënë se ka investitorë të cilët edhe mund të kenë investuar në veri, por se ajo nuk ka informata që të them se ‘X’ kompania ka investuar në veri. Janë disa investime që kryhen atje, por ndoshta edhe për shkak të situatës, gjendjes komplet politike investitorët nuk ka pyetur asnjëherë (!) Nga ana tjetër, edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, thonë se në bazë të kontakteve me investitorët e huaj kanë kuptuar se ka interesim nga disa kompania nga Serbia, Rusia dhe Kina për të investuar në atë pjesë, por nuk kanë informacione a janë realizuar apo jo. ( ! )
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …