Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Qeveria e Kosovës ende nuk ka reaguar lidhur me dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave në veri të vendit

Që nga 27 nëntori, kur katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë dhënë dorëheqje dhe kanë pushuar, siç kanë thënë ata, punën e vetëqeverisjeve lokale sipas sistemit të Kosovës, Qeveria e vendit ende nuk ka reaguar lidhur me këto dorëheqje. Liderë të partive opozitare dhe deputetë opozitarë vlerësojnë se ekzekutivi i vendit po sillet me papërgjegjësi ndaj zhvillimeve në veri. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se “sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit” pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të lartë institucionalë, “po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës”. “Po shihet qartë se Presidenti nuk është i vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve. Është e papranueshme që për efekte populiste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendi”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar që institucionet, sipas tij “të papërgjegjshme”, duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …