Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve nga ana e BE-së. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke humbur mundësinë e artë që t’i tregojë botës për sulmin e 24 shtatorit. Ai ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk kanë të bëjë me atë që votohen ose nuk votohen, problemi është që Kosova është e sanksionuar dhe ato para nuk vijnë pasi vendi është në sanksione. Mendoj se Kuvendi i Kosovë duhet ta përmbush mandatin që e ka me Kushtetutë. Marrëveshjet ndërkombëtare janë të rëndësishme që të votohen, por ky vend është nën sanksione ndërkombëtare. Kjo qeveri nuk ka vizion të shtet-ndërtimin. Shqetësimi ynë është që a dëshiron kjo shumicë që ta përmbyll shtet-ndërtimin me njohje të ndërsjellët? Ne mendojmë që kjo shumicë parlamentare e cila vazhdon të mbete shumicë me se paku i përfaqëson këto interesa. Kurti ka rezultat më të vogla me këtë qeveri. Duke folur për zgjedhjet në veri, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk mund të kërkohet nga kryetarët që ata të japin dorëheqje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …