leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Qeveria e Kosovës është kritikuar për neglizhencë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së të arrestuar nga Serbia

Njohës të fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se qeveria e Kosovës ka treguar neglizhencë ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të arrestuar nga Serbia. Avokati Xhevdet Smakiqi, i cili për gati një vit ka përfaqësuar familjen e Hasan Dakajt, i liruar kohët e fundit nga paraburgimi në Serbi, ka thënë se përveç deklaratave publike dhe postimeve në rrjete sociale, Qeveria e Kosovës ka qenë “indiferente, spektatore dhe aspak mbështetëse” për raste të tilla. “Dhe e dhimbshmja është se ish pjesëtarët e UÇK-së kur ndiqen nga Serbia për vepra patriotike për çlirimin e Kosovës ata nuk e kanë shtetin e Kosovës prapa dhe ndoshta Serbia duke parë një qeveri anti-UÇK është duke gjetur hapësirë për t’i ndaluar e arrestuar kudo që i ka. Do të ishte imediate në negociatat në Bruksel, të cilat i kemi parë që ka dështuar komplet qeveria e Kosovës, sepse kjo ka të bëje më një liri fondamentale, themelore, lëvizja e lirë e njerëzve” ka porositur avokati Xhevdet Smakiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për deputet i AAK-së, Ahmet Isufi, mbajti tubime mobilizuese në komunat e Vitisë, Dobërçanit e të Gjilanit

Kandidati për deputet i AAK-së, Ahmet Isufi, mbajti tubime mobilizuese në komunat e Vitisë, Dobërçanit e të Gjilanit

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka zhvilluar sot …