Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dërguar një letër KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizimin paraprak. Lidhur me këtë letër nga Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për Telegrafin, kanë bërë të ditur se dërgimi i kësaj letre nga ministri, Ejup Maqedonci ka qenë më shumë një sqarim sesa rizotim. Qëllimi i letrës ka qenë që të sqarohet që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës. Në letër Ministri ka sqaruar rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së dhe si gjithnjë që e ka thënë dhe publikisht në media, është ritheksuar që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK-së në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i konfirmoi se Qeveria-Kurti, ka nënshkruar zotimin për respektimin e marrëveshjes së vitit 2013 ndërmjet NATO-s e Kosovës për FSK-në
Autoritete të KFOR-it kanë konfirmuar zyrtarisht se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, …