Ministria e Financave i ka propozuar Qeverisë që të ndajë si shumë fillestare 500 mijë euro për ndihmë për Shqipërinë pas goditjes nga tërmetet në mëngjesin e sotëm. Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është thellësisht i prekur nga tragjedia në Shqipëri, ku deri më tash është raportuar për 13 viktima dhe qindra të vdekur, si dhe dëme të mëdha materiale. Ai po ashtu ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave që të bëjë vlerësimin në nivel të vendit të sistemit të alarmit dhe të ndërmerren hapat e nevojshme për të qenë të përgatitur. “Sot kam marrë konfirmimin prej të gjitha institucioneve të vendit që ekziston një protokoll i gjithanshëm e nëse Kosova preket, lutemi që jo, të jemi të gatshëm të përballemi me një gjendje të tillë”, ka theksuar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …