Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka grevë në Zyrën e Administratës së Kryeministrit. Në media është raportuar se në Zyrën e Administratës së Kryeministrit është duke u mbajtur një grevë për shkak se punëtorët janë ndjerë të diskriminuar në paga. Këtë e ka mohuar zyrtarja për Informim në Zyrën e Kryeministrit, Donjeta Gashi. “Lajmi nuk është i vërtetë. Nuk ka grevë”, ka thënë shkurt Gashi. Kohë më parë shërbyesit civil në Zyrën e Kryeministrit kanë nënshkruar një notë proteste me anë të së cilës kanë kërkuar nga kreu i ekzekutivit të respektohet ligji i punës dhe ai për shërbyesit civil, e kjo ka ndodhur si pasojë e mos përfshirjes në listën e ngritjes së pagave në të cilën ishte i përfshirë edhe vetë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …