Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë pas takimit të emisarit amerikan, Escobar me kryeministrin, Albin Kurti

Në komunikatën e Qeverisë  së Kosovës  thuhet se Albin Kurti dhe  emisari amerikan, Gabriel Escobar diskutuan për rregulloren e Bankës Qendrore. Kryeministri, Kurti  pati diskutim përmbajtjesor të fokusuar në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta. Ai tha se vendimi i Bankës Qendrore është vendim i një institucioni të pavarur dhe profesional dhe ofroi bashkëpunim në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë. Në këtë drejtim kryeministri theksoi edhe propozimet që janë prezantuar për periudhën tranzitore dhe ofroi bashkëpunimin në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë”, thekson komunikata. Kurti e falënderoi emisarin Escobar për rolin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  duke shtuar se sukseset e Kosovës dhe të popullit të saj janë suksese të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …