Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës se Kosovës ndër të tjerash është vendos për rifillimin e transportit ajror dhe hapjen e ANP “Adem Jashari”. Rifillimi i fluturimeve komerciale do të rifilloj me 28 qershor me masa te shtuara te sigurisë dhe shëndetit.
Megjithëkëtë, në draft-vendim theksohet se rifillimi i transportit ajror dhe hapja e aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, bëhet vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë dhe shëndetit.
Udhëtarët që hyjnë në Kosovës, sipas këtij dokumenti, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë.
Ftojmë të gjitha kompanitë ajrore, agjencionet e udhëtimit si dhe ANP “Adem Jashari” të mos japin informacione te ngutshme lidhur me linjat pa aprovim paraprak nga ministria e Infrastrukturës.
Ministria e infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do ti informoj me kohë udhëtarët dhe kompanitë ajrore për procedurat e mëtutjeshme për realizimin e udhëtimeve përmes ANP “Adem Jashari”
Fluturimet për dhe nga Prishtina ishin ndaluar në mes të muajit mars kur kishte shpërthyer koronavirusi.