Qeveria e Kosovës vendosi që nga muaji tetor t’i rris pensionet për 20 për qind për disa kategori të pensionistëve, e nga muaji janar i vitit 2025 pensionet për 20% do të rriten edhe për personat që përfshihen në Ligjin për Kategoritë e luftës, ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ku shtoi se në muajin e ardhshëm Qeveria e Kosovës do ta votoj edhe buxhetin për vitin 2025. Aj se me ndryshimet që duhet të bëhen në tabelat që janë pjesë e ligjit për kategoritë e luftës familjet e dëshmorëve të UÇK-së dhe të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se 1 dëshmorë apo të zhdukur do të ndryshohet edhe forma e pensionit duke e rritur për 50% të pensionit bazë. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, tha se kjo rritja e pensioneve parashihet të jetë në shumën e 100 milionë euro shtesë për tërë vitin fiskal.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …