Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kripto-valutave në vend

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kripto-valutave në vend

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në vend. Këtë vendim e ka bërë publik, ministrja Artane Rizvanolli.  Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë sot ministrja Rizvanolli.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …