Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, edhe kësaj radhe në mënyrë elektronike. Ajo ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës, sipas të cilit në vend të Fadil Bejtës, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet, Hyrmete Mydyri. Qeveria-Kurti ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi për dy vitet në vijim 2024-2026. Në këtë mbledhje, qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. vendimit. Thuhet se pikat tjera të vendimi mbesin të pandryshuara.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …