Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka proceduar në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka  proceduar në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017, i cili parashihet të jetë rreth dy miliardë euro. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se  Ligji për Buxhetin për vitin 2017,  është buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit, që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare  dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP ja.  Projektbuxheti i viti  2017 u aprovua me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të ndarë  1.5 milion euro për fondin për  mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blerjen e Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …