Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar disa projektligje, koncept-dokumente dhe vendime të ndryshme. Pika e parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte Projektligji për Inspektoratin Shëndetësor. Me këtë projektligj, siç thuhet në komunikatën për media të Qeverisë, përcaktohen kompetencat, autorizimet, detyrat, organizimi, financimi, funksionimi dhe mënyra e punës së Inspektoratit Shëndetësor. Qeveria më tej ka miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësimet shtesë (investimet) të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit me interes publik ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë, Segmenti Miloshevë-Vushtrri, Zona Kadastrale Milloshevë, Komuna Kastriot.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …