Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të ndërsjellë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. Gjatë prezantimit të kësaj pike, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se kjo nismë është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe në të mirë të rritjes së sigurisë kombëtare. “Marrëveshja do të përcaktojë format e bashkëpunimit, procedurat e kalimit kufitar, ndihmës, kalimin e pajisjeve, strehimin dhe ndihmën e të zhvendosurve, përdorimi e avionëve…”, ka thënë Veliu. Po ashtu në këtë mbledhje është marrë vendim për themelimin e Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Kutlovë-Kuqishtë për trafikun rrugorë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …