Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj kompanisë “ConturGlobal”. Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve vie pasi që “ConturGlobal” ka fituar ndaj Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Abritrazhit. “Siç e kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as që ka qenë i ideuar të realizohet e as nuk ka qenë përmbajtje e dobishme për vendin tonë. Ndërprerja e qeverisjes tonë në paraverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazësi për të trajtuar këtë çështje dhe për tu siguruar që Kosova mos të kishte pasoja të tilla. Kurti shtoi se siç kanë ndodhur ngjarjet, krijohet bindja se asnjëherë ky projekt nuk ka pasur plan ta gjejë financimin e duhur por është mjaftuar me idenë e një Arbitrazhi të mundshëm që t’ia merr paratë Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …