Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990-1991 deri në vitin 1998-1999. Me këtë rast, kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga edukatorët, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit që të kthehen në shkolla dhe t’i përkushtohen procesit të mësimit dhe rezultateve konkrete në testin e PISA-as. Me fuqizimin e këtij projektligji, kontributdhënësit në arsim, të kësaj epoke do të përfitojnë më shumë të ardhura mujore. Miratimi i këtij projektligji, ka qenë edhe kërkesa kryesore e SBASHK-ut, e cila kishte paralajmëruar grevë të përgjithshme në arsim prej të premtes, nëse nuk do të miratohej ky projektligj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …