Qeveria e Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020. Qeveria ka njoftuar se janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me aktet tjera nënligjore. Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …